“Beteja” e pestë dhe vendimtare

Dita e nesërme sinjalizon se do të mësohet finalisti i fundit i “PlayOff-it” të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dielën me fillim nga ora 17:15 Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do të jetë nikoqir i ndeshjes së pestë gjysmëfinale mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

“Beteja” e pestë mes dy klubeve njëkohësisht do të jetë edhe vendimtare se kush do t’i bashkohet KB Pejës në finale.

Peja në gjysmëfinale e ka eliminuar KB Yllin.

Interesimi për këtë derbi është i jashtëzakonshëm, andaj pritet që të kemi një sfidë tejet të zjarrtë dhe basketboll cilësorë në parket.

E diele

17:00 KB Prishtina – KB Trepça (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë)

Back to top button