Betohet kryetari i Leposaviqit

(Lajm i përditësuar)

Ka dhënë betimin edhe kryetari i ri i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

Ceremonia e betimit është duke u zhvilluar  në një zyrë lokale në fshatin Bistricë.Në orën 10 janë betuar dy kryetarët e rinj të Zubin-Potokut dhe Zveçanit.

Nënkryetarja e komunës së Leposaviqit do të jetë nga komuniteti serb

Sot janë betuar kryetarët e rinj të Zubin-Potokut dhe Zveçanit. Sot do e bënë betimin edhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

RTV21 ka mësuar se nënkryetarja e komunës së Leposaviqit do të jetë nga komuniteti serb.

Peci do ta ushtrojë detyrën nga fshati Lipë

Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci në një konferencë për media ka thënë se do t’i shërben të gjithëve pa dallim.

Selvete Kelmenedi është zgjedhur kryesuesja e kuvendit, ndërsa nuk është zgjedhur nënkryetari i komunës.

Peci, ka konfirmuar të enjten se do ta ushtrojë detyrën si udhëheqës i Komunës nga objekti i zyrës së komuniteteve që gjendet në fshatin Lipë.

“Detyrën do ta ushtroj nga zyra e komuniteteve në fshatin Lipë. Nuk është çështje që varet prej meje se kur do të kthehemi në objektin komunal. Qeveria qysh vendos, ne bëjmë”, ka thënë ai.

Betohet kryetari i Zubin-Potokut Izmir Zeqiri

Kryetari i zgjedhur i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, deklaroi se do të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët e kësaj komune, pa asnjë dallim.

Pas betimit si kryetar, tha se do të plotësojnë kërkesat e të gjithë qytetarëve, përfshirë atyre nga komuniteti serb.

Kandidati i PDK-së i cili doli i pari në zgjedhjet e 23 prillit në Zubin Potok, u betua në një seancë solemne në fshatin Çabër.

Gjithçka kaloi qetësisht dhe pa ndonjë incident.

Seancën solemne të Kuvendit Komunal, i cili përbëhet prej 19 këshilltarëve, prej të cilëve dy janë serb, e udhëhoqi anëtari më i vjetër, Sefer Veseli.

Betohet Ilir Peci Kryetar i ri i komunës së Zveçanit

Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci ka bërë betimin e tij si kryetar i kësaj komune. Peci u betua në shkollën fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin.

Peci ishte kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 23 prillit, në të cilat doli fitues.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

 

Ilir Peci arrin te shkolla “Isa Boletini” ku do të betohet

Kryetari i ri i Zveçanit, Ilir Peci ka arritur tashmë në shkollën fillore “Isa Boletini” në fshatin Boletin, ku do të betohet.

Betimi i Pecit është paraparë nga ora 10:00. Në ambientin rreth shkollës janë parë forca të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike

Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike. Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen të enjten në orën 10:00 Kështu ka bërë të ditur të mërkurën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në mbledhjen e qeverisë ka thënë se nuk është normale që tash e 6 muaj këto komuna kanë mbetur pa kryetar, por edhe qytetarët pa shërbime komunale.

Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ndërsa, të premten (19 maj) në seancë solemne në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar, Erden Atiq, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiq ka marrë, ka qenë emërimi i Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës./21Media

Back to top button