Brightoni siguron Ligën e Evropës, barazon me Cityn

Çfarë arritje fantastike nga Roberto De Zerbi, i cili në sezonin e tij të parë me Brightonin e kualifikon skuadrën për edicionin 2023/24 të Ligës së Evropës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Amex”, Brightoni ka barazuar 1:1 me skuadrën e Manchester Cityt.

Golin për vendasit e shënoi Julio Enciso (minuta e 38’), kurse te City golashënues ishte Phil Foden në minutën e 25’.

Me këtë barazim, City ngjitet në kuotën e 89 pikëve në vendin e parë, krahas Brightonit që ka 62 pikë në vendin e gjashtë.

Po ashtu, kjo pikë ndaj Cityt i ka mjaftuar Brightonit që ta siguroj plasmanin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Evropës, për herë të parë në histori të klubit.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Back to top button