Betohet kryetari i ri i Prishtinës Përparim Rama

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, është betuar para asamblistëve të Kuvendit të Prishtinës.
Detyra iu dorëzua Ramës nga ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.
Ai tha se ndjehet pafundësisht mirënjohës ndaj qytetarëve.
“Me punë e përkushtim Prishtina mund të bëhet qytet i lehtë e praktik”, tha tutje ai.
Kujtojmë që Përparim Rama ia mësyu garës për të parin e Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën me 17 tetor Përparim Rama ishte kandidati i i dytë më i votuar. Rama në këtë raund arrit të marrë 25 mijë e 252 vota apo 29,17përqind. ndërsa i pari ishte kundërkandidati nga Vetëvendosje, Arben Vitia me 36 mijë e 818 apo 42,54 përqind të votave. Por në raundin e dytë të zgjedhjeve që u mbajtën më 14 nëntor, rezultati u përmbys. Rama fitoi 41 mijë e 746 vota apo 50,98 përqind./21Media

Back to top button