Betohet Qeveria e re palestineze

Është betuar qeveria e re palestineze.

Kabineti i udhëhequr nga kryeministri Mohammed Mustafa, u betua zyrtarisht përpara Presidentit Mahmoud Abbas në Ramallah, në Bregun Perëndimor, sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA.

Mustafa u emërua në fillim të këtij muaji për të zëvendësuar ish-kryeministrin Mohammed Shtayyeh, i cili dha dorëheqjen në shkurt së bashku me qeverinë e tij.

Pas ceremonisë, Abbas kryesoi një mbledhje të qeverisë së re, shkruan CNN.

“Po punohet me palët arabe dhe ndërkombëtare për të ndaluar agresionin izraelit në Gaza”.

“Qëllimi ynë politik është të arrijmë lirinë, pavarësinë dhe çlirimin nga okupimi dhe ne po punojmë me palët e interesuara arabe dhe ndërkombëtare për të marrë anëtarësimin e plotë në Kombet e Bashkuara”, është shprehur Abbas.

Back to top button