Beyonce fillon turneun botëror muzikor në Stokholm
Ylli i muzikës Beyonce filloi turneun botëror “Renaissance World Tour” siç kishte planifikuar, në Stokholm të Suedisë.
41 vjeçarja është parë shumë e emocionuar derisa ka përformuar këngën “Flaws and All”. Më pas ajo ka vazhduar edhe me këngë të tjera.
Vlen të ceket se për të ndjekur koncertin e saj në Stokholm shkuan edhe shumë dashamir të saj nga SHBA-të. Ata blenë biletat online.
Ky turne i Beyonce është i pari që u organizua që prej vitit 2018.
Turneu “The Renaissance World Tour” do të vazhdojë nëpër qytete të tjera të mëdha në Evropë deri më 9 korrik 2023.
Disa prej pikave ku do të përformojë ajo janë: Londra, Barcelona, Brukseli, Amsterdami, e më pas do të vazhdojë në Toronto./21Media