Kaloni te përmbajtja kryesore

Lija e majmunit s’është më emergjencë botërore

Lija e majmunit nuk është më emergjencë botërore e shëndetit publik, ka konfirmuar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Virusi është duke qarkulluar ende dhe priten valë e shpërthime që mund të vazhdojnë, por niveli më i lartë i rrezikut ka kaluar, ka shtuar OBSH-ja.

Lija e majmunit u ngrit si emergjencë botërore para gati një viti.

Udhëheqësi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje që megjithatë shtetet të vazhdojnë kujdesin.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button