Beyonce rriti inflacionin në Suedi

Inflacioni suedez ra nën 10% në maj, sipas statistikat zyrtare, por ishte akoma më i lartë se sa pritej, me disa analistë që sugjeronin se superylli Beyonce kishte ndikuar në peshore.

Fillimi i turneut botëror të këngëtares në Suedi muajin e kaluar bëri që kërkesat për hotele dhe ushqime në restorante të rriteshin furishëm. Suedia raportoi inflacion më të lartë se sa pritej prej 9.7% në maj. Rritja e çmimeve për hotelet dhe restorantet qëndronte pas surprizës.

Sipas Michael Grahn, kryeekonomist për Suedinë në Danske Bank, një vizitë e Beyonces në Stokholm mund të shpjegojë pse norma ishte më e lartë se sa pritej.

“Fillimi i turneut të saj botëror në Suedi duket se ka ngjyrosur inflacionin e majit”, tha Grahn në një postim në mediat sociale.

Grahn tha se koncerti i saj i shumëpërfolur në maj “ndoshta” përbënte 0.2 nga 0.3 pikë përqindjeje të shtuara në inflacion, sa i përket çmimeve për hotele dhe restorante.

Dhjetëra mijëra fansa u dyndën në Stokholm në mes të majit për të parë dy koncertet që nisën turneun e saj të parë solo në shtatë vjet. Sipas vlerësimeve, turma e fansave në çdo koncert ishte rreth 46,000, me disa të detyruar të qëndronin jashtë kryeqytetit pasi hotelet u mbushën, përcjell rtv21.tv.

Inflacioni në Suedi arriti kulmin në dhjetor në 12.3% – një nivel më i lartë në më shumë se 30 vjet – më pas u ngadalësua pak në janar në 11.7%, por papritur u rrit përsëri në 12% në shkurt. /21Media

Back to top button