Vuçiq – QUINT-it dhe BE-së: Bëni gjithçka që Kurti të mos nisë një luftë të re në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

“Sa i përket incidentit të djeshëm, ne sillemi si një vend serioz dhe të arrestuarit do t’i trajtojmë në të njëjtën mënyrë. Ata nuk janë rrahur apo keqtrajtuar”, tha Vuçiq.

Kurse në Instagram Vuçiq pas takimit shkroi se u kërkoi përfaqësuesve të QUINT-it dhe BE-së  “që të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të penguar Kurtin të nisë një luftë tjetër në Ballkan.”/21Media

Back to top button