Biden – amerikanëve: Vaksinohuni!

Vendimi më dramatik i presidentit amerikan Biden për vaksinimin deri më sot
Presidenti amerikan Joe Biden paraqiti një plan vaksinimi agresiv dhe ambicioz për dy të tretat e punonjësve amerikanë, përfshirë ata të punësuar në sektorin privat, por edhe shumicën dërrmuese të punonjësve në organet federale, të cilët mund të përballen me masa disiplinore nëse refuzojnë vaksinimin, raporton “New York Times”. Sipas vlerësimeve fillestare, ky vendim dramatik do të prekë rreth 100 milionë amerikanë.
Këto masa të gjera përfaqësojnë lëvizjen më të madhe të administratës Biden deri më tani në drejtim të luftimit të pandemisë koronavirus, shkruan “New York Times”.
Sipas vlerësimeve te para, vendimi i Biden do të prekë pothuajse çdo aspekt të shoqërisë amerikane. Vendimi është gjithashtu një reflektim i zhgënjimit të Biden për shkak të faktit se rreth 80 milionë amerikanë që mund të vaksinohen, nuk e kanë bërë ende këtë!
“Ne do t’i mbrojmë punëtorët e vaksinuar nga ata që ende nuk janë vaksinuar,” tha Biden në një fjalim.
Sipas këtij vendimi, të gjithë punëdhënësit me më shumë se 100 punonjës do të duhet të vaksinojnë punëtorët e tyre, ose t’i nënshtrohen testimit të koronavirusit në baza javore.
Nëse punëtorët refuzojnë të vaksinohen, ata do të përballen me një “procedurë standarde në burimet njerëzore”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jane Saki.
Sindikatat tashmë kanë njoftuar se do të protestojnë kundër vendimit të Biden.
Biden tha gjithashtu se vaksinimi do të kërkohet nga punonjësit e shëndetësisë,si dhe për të gjithë punonjësit dhe kontraktorët e qeverisë dhe disa kategori të tjera.
Vaksinimi i ri i detyrueshëm është pjesë e strategjisë së Shtëpisë së Bardhë në luftën kundër tendosjes ndaj shperthimit te virusit Delta, gjë që mund të aktualizojë edhe nevojën për dozën e tretë, përforcuese, me qëllim parandalimin e një numri të shtuar të rasteve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga Covid.
Gjashtë hapat e administratës amerikane kundër koronavirusit, përfshijnë vaksinimin e të pavaksinuarve, forcimin e mbrojtjes për të vaksinuarit, mbajtjen e shkollave të hapura dhe të sigurta, rritjen e numrit të testeve dhe kërkimin e maskave, mbrojtjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe rritjen e kujdesit shëndetësor për njerëzit me Covid./E.D-21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button