Biden: Angazhimi ynë ndaj sigurisë së Izraelit përballë kërcënimeve nga Irani, është i hekurt

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ndërpreu një udhëtim të fundjavës në Delauer, për t’u kthyer në Uashington për konsultime urgjente me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, mes zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

“Sapo u takova me ekipin tim të sigurisë kombëtare për një përditësim mbi sulmet e Iranit kundër Izraelit. Angazhimi ynë ndaj sigurisë së Izraelit përballë kërcënimeve nga Irani dhe grupet e mbështetura prej tij, është i hekurt”, u shpreh ai pas takimit.

Shtëpia e Bardhë: Mbështetja për Izraelin është e hekurt

Irani ka filluar një sulm ajror kundër Izraelit që ka të ngjarë të shpaloset brenda disa orësh, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i SHBA Joe Biden po “përditësohet rregullisht mbi situatën nga ekipi i tij i sigurisë kombëtare” dhe do të takohet me ta këtë pasdite në Shtëpinë e Bardhë, shton zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson.

“Ekipi i tij është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe me partnerë dhe aleatë të tjerë,” thotë ajo.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”.

Back to top button