Biden angazhohet për armëpushim

 

 

Presidenti Joe Biden e rriti në mënyrë dramatike presionin e tij publik ndaj Kryeministrit Izraelit Benjamin Netanyahu e  për t’i dhënë fund luftimeve me Hamasin që janë shtrirë në ditën e 10-të.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden i tha Netanyahut “se priste një zbritje te përshkallëzimit te gjendjes se rende e qe do te ishte nje hap i rëndësishëm në rrugën drejt një armëpushimi”.

Kjo deklaratë ishte një sinjal që Biden po e humb durimin me Netanyahun, një udhëheqës që ai e njeh për katër dekada.
Përshkrimi i thirrjes – e katërta midis Presidentit Biden dhe Kryeministrit iztaelit Netanay, gjatë javës së kaluar – pasqyroi shqetësimin në rritje në Shtëpinë e Bardhë rreth konfliktit.

Më parë, zyrtarët e administratës amerikane kishin thënë se qëllimi i tyre ishte të mbanin presionin mbi Izraelin të kufizuar në biseda private. Por, kjo u zhvendos pasi Shtëpia e Bardhë zbuloi publikisht se Biden kishte caktuar një afat të shkurtër për të shtypur dhunën.
Shtëpia e Bardhë nuk specifikoi se çfarë do të përbënte një “de-përshkallëzim të rëndësishëm”.

Netanyahu, duke folur pasi vizitoi një qendër komande të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit të Mërkurën, tha se ai ishte “i vendosur për të vazhduar këtë operacion derisa të arrihet objektivi i tij: për të rivendosur qetësinë dhe sigurinë për qytetarët e Izraelit”.
“Çdo ditë që po kalon ne po godasim ne drejtim te organizatave terroriste, duke synuar komandantët e verifikuar, duke rrëzuar më shumë ndërtesa te terroristëve dhe duke goditur më shumë rezerva armësh,” tha Netanyahu në një video të postuar në Twitter. Ai shtoi se “veçanërisht vlerëson mbështetjen e mikut, Presidentit të SHBA Joe Biden”, pa përmendur afatin e ri që Biden i kishte dhënë per armepyshimin, raporton CNN nga Tel Avivi./E.D.-21Media

Back to top button