Biden arrin në Capitol
20 Janar 2021
Eskorta e presidentit të zgjedhur Joe Biden ka mbërritur në Capitol, përpara inaugurimit të tij.
Udhëheqësit e Kongresit pritet ta përshëndesin atë gjatë hyrjes në ndërtesë.
Biden pritet të bëjë betimin jashtë në mesditë, sipas orës lokale.
Biden, 78 vjeç, është presidenti më i vjetër amerikan që merr detyrën.
Ai i ka fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, 2020, kundrejt presidentit të deritanishëm, Donald Trump. Kongresi e ka miratuar fitoren e tij më 6 janar.