MPB: Sedat Peker nuk posedon pasaportë kosovare

 

 

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Sedat Peker nuk është shtetas i Republikës së Kosovës.

MPB ka njoftuar tutje se personi në fjalë nuk posedon pasaportë kosovare, siç është raportuar, por i njëjti posedon vetëm leje qëndrimi të përkohshëm, në emër të një biznesi të regjistruar në Prizren, nga viti 2014 dhe të vlefshëm deri më 29/12/2021.

Mund të ju informojmë se z. Peker, ka hyrë në Republikën e Kosovës në mënyrë të ligjshme me datë 18/01/2021 dhe ka dalë nga Republika e Kosovës në drejtim të Republikës së Shqipërisë me datë 20/01/2021“, thuhet në komunikatën e MPB-së.

Dje u raportua për arrestimin e Peker nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Sipas mediave, Peker ka kërkuar të transferohet në Kosovë./21Media

 

 

Back to top button