Biden bëri thirrje që Putini të gjykohet për krime lufte
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden bëri thirrje që presidenti rus, Vladimir Putin të gjykohet për krime lufte pasi dalin prova të mizorive që dyshohet se janë kryer nga forcat ruse në Ukrainë.
Ka një zemërim ndërkombëtar në rritje për vrasjen e pretenduar të civilëve në Bucha, një qytet pranë kryeqytetit Kiev.
Biden beson se Putin “është një kriminel lufte”.
Pa prova, Rusia deklaroi se imazhet e mizorive ishin inskenuar nga Ukraina, shkruan BBC./21Media