​23 vjet nga masakra në Rezallë

Sot mbushen 23 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe janë ekzekutuar 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.
Një pjesë e trupave janë gjendur në Rudnicë të Rashkës dhe u janë dorëzuar familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët kishin rrethuar shtëpitë e këtyre familjeve dhe kishin pushkatuar pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.
Nga masakra në Rezallë vetëm tre persona kanë shpëtuar të gjallë.
Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.
Me rastin e 23-vjetorit të kësaj masakre, kryeministri Albin Kurti do të bëjë sot homazhe në Rezallë.

Back to top button