Biden: Beteja e Kievit një ‘fitore historike’ për Ukrainën

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA Joe Biden e përshkruan betejën për kryeqytetin e Ukrainës Kiev si një “fitore historike” për ukrainasit, duke thënë se tani ishte e nevojshme të përshpejtohej mbështetja për vendin, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Presidenti tha se në mënyrë që të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për kohëzgjatjen e luftës, ai do t’i kërkojë kongresit amerikan më shumë para javën e ardhshme.
Duke iu përgjigjur pretendimeve nga Kremlini më herët sot se Rusia kishte marrë kontrollin e Mariupolit, Biden tha se nuk kishte ende prova që qyteti port të kishte rënë plotësisht./21Media

Back to top button