FSK-ja realizoi garën “Forca 2022”
Komanda e Logjistikës e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar garën tradicionale “Forca 2022”, garë kjo e cila i paraprinë garës së “Ushtarit më të mirë” në FSK.
Garuesit u sfiduan në disa disiplina: çmontimi dhe montimi i armës M4, tërheqja e litarit, gjuajtja e granatës, gara e forcës dhe grup aktivitetesh.
Në njoftim bëhet e ditur se realizimi i garave të tilla në FSK ngrit nivelin e gatishmërisë, shkathtësitë ushtarake dhe është promovim i shpirtit luftarak dhe garues ndërmjet ushtarëve./21Media