Biden dënon fuqishëm sulmin e Rusisë në Ukrainë

Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar fuqishëm sulmet raketore të Rusisë në Ukrainë këtë mëngjes.
“Këto sulme vranë dhe plagosën civilë dhe shkatërruan objektiva pa qëllime ushtarake. Ata demonstrojnë edhe një herë brutalitetin e plotë të luftës ilegale të Putinit ndaj popullit ukrainas”, tha Biden.
Udhëheqësi amerikan shprehu ngushëllime për familjet dhe të dashurit e atyre që u vranë sot.
“Këto sulme vetëm sa e përforcojnë më tej angazhimin tonë për të qëndruar me popullin e Ukrainës për aq kohë sa duhet. Përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë, ne do të vazhdojmë t’i imponojmë Rusisë kosto për agresionin e saj, do t’i mbajmë Putinin dhe Rusinë përgjegjëse për mizoritë dhe krimet e saj të luftës dhe do të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për forcat ukrainase për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre. Ne përsëri i bëjmë thirrje Rusisë që të përfundojë menjëherë këtë agresion të paprovokuar dhe të largojë trupat e saj nga Ukraina”, tha më tej Biden./21Media 

Back to top button