Bjellorusët: Nuk duam luftë, por mos na provokoni

Ministri i Mbrojtjes së Bjellorusisë, Viktar Khrenin, ka thënë se vendi i tij nuk dëshiron të luftojë Ukrainën ose vendet e tjera fqinje – por tha “të mos provokohen”.
Khrenin tha se Bjellorusia, një aleate e fortë e Rusisë, ishte e shqetësuar se ushtria e saj mund të sulmonte Ukrainën.
“E vetmja gjë që mund të themi është kjo: mos na provokoni, ne nuk do të bëjmë luftë kundër jush. Ne nuk duam të luftojmë as lituanezët, as polakët dhe, veçanërisht, me ukrainasit”, tha Khrenin.
Ai gjithashtu paralajmëroi Perëndimin kundër “akteve të provokimit”, duke shtuar “ju nuk dëshironi luftë me ne, as ne me ju”.
Udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko tha sot se Rusia dhe Bjellorusia do të vendosin një grup të përbashkët ushtarak – megjithëse ai nuk tha se ku do të vendoseshin./21Media 

Back to top button