Biden do të mbajë fjalim për luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të trajtojë luftën e Ukrainës kundër Rusisë të enjten, disa ditë pasi administrata e tij dërgoi dy zyrtarë të lartë në Ukrainë.
“Presidenti do të theksojë mbështetjen për ukrainasit që mbrojnë vendin e tyre dhe lirinë e tyre kundër luftës brutale të Rusisë”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për median amerikane The Hill.
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin udhëtuan në Kiev gjatë fundjavës për të takuar presidentinVolodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë ukrainas, përcjell rtv21.tv
Austin tha të hënën se një nga objektivat e SHBA-së për të ndihmuar Ukrainën është të parë Rusinë të dobësuar në mënyrë që ajo të mos bëjë gjërat që ka bërë.
Vizita vjen pasi Biden njoftoi një paketë ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh javën e kaluar për të ndihmuar Ukrainën të luftojë forcat pushtuese ruse në rajonin e Donbasit të Ukrainës lindore./21Media

Back to top button