Biden do të përfshijë ushtrinë në fushatën e vaksinimit

 

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden do të punësojë persona edhe nga Garda Kombëtare dhe Mbrojtja Civile për të forcuar fushatën e vaksinimit antiCovid-19 në vend, për të ndërtuar klinika speciale dhe për të siguruar një shpërndarja të barabartë, përfshirë edhe burgjet, njoftoi ekipi i tij.

Plani i Bidenit do të përshpejtojë vaksinimin e amerikanëve dhe do të ofrojë krijimin e mijëra qendrave të vaksinimit në SHBA.

”Kjo do të bëjë të mundur administrimin për të gjithë amerikanët të vaksinës jo shumë larg nga shtëpia”, shpjegoi presidenti i zgjedhur në një fjalim në Wilmington.

“Para se të bëhen më mirë, gjërat do të përkeqësohen. Por, ju keni fjalën time, ne do të jemi në gjendje të dalim nga kjo situatë”, theksoi ai dhe shpjegoi se si ndryshimi në politikë dhe strategji do kohë për të dhënë rezultatet.

Back to top button