13 subjekte politike aplikuan për certifikim

 

Deri në orën 14:00 në Komisionin Qendror Zgjedhor aplikuan për certifikim 13 subjekte politike, ndër to 9 parti, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare me gjithsej 276 kandidatë për deputetë.

“Jemi duke pritur aplikimin e subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Deri në këtë kohë kemi pranuar aplikimin e 13 subjekteve politike, pra nga 9 parti politike, 1 koalicion dhe 3 iniciativa qytetare, me gjithsej 276 kandidatë”, u bë e ditur në njoftimin e KQZ-së.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Back to top button