Biden do të pranojë Medalje presidenciale nga Kosova për djalin e ndjerë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë të diel do të ndajë Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka vdekur nga kanceri në tru më 2015.

Përmes një videos, presidenti Biden, ka thënë se Kosova “është në zemrat e gjithë familjes Biden”.
“Puna e Beaut në Kosovë ka qenë e përzemërt. Ai e ka dashur shtetin tuaj”, i ka thënë Biden presidentes Osmani.
Biden ka shtuar se djali i tij, Beau ka parë se çfarë mund të bëjë Kosova.
“Atëbotë Kosova kishte ende plagë të luftës dhe drejtësi të mbytur për shkak të sundimit totalitar. Mirëpo Beau e ka parë se çfarë mund të bëni ju. Beau e ka parë edhe atëherë të ardhmen që ka qenë e mundur për shtetin tuaj krenar””, ka thënë ndër tjera Bide./21Media
 
Back to top button