Togeri i FSK-së nderohet me medalje mbretërore në Britani

Togeri i dytë i FSK-së, Ylli Abazi, është nderuar me Medaljen e Diplomimit të Forcave Ajrore Mbretërore, në Britani. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e Britanisë në Kosovë përmes një postimi.
”Jemi jashtëzakonisht krenarë dhe të kënaqur të njoftojmë se Togeri i dytë i FSK-së, Ylli Abazi, mori Medaljen e Diplomimit të Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) pas përfundimit të Trajnimit të Oficerëve në RAF Cranwell më 29 korrik 2021. Ne e përgëzojmë dhe i urojmë një karrierë shumë të suksesshme si oficer në FSK”, është bërë e ditur në njoftim./21Media

 

Back to top button