Biden do të prezantojë paketë të re sanksionesh kundër Rusisë
Këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA-së, Jake Sullivan ka thënë se Biden do të prezantojë një paketë tjetër sanksionesh të enjten.
Sullivan parashikoi gjerësisht veprimet që Shtetet e Bashkuara do të ndërmerrnin në bashkëpunim me liderët e tjerë botërorë gjatë udhëtimit të Biden në Belgjikë, të enjten.
“Unë nuk do të dal përpara një njoftimi i cili do të publikohet në bashkëpunim me aleatët tanë të enjten, kur Presidenti të ketë mundësinë të flasë me ta në atë kohë një paketë të mëtejshme sanksionesh. Ajo që do të them është se një nga elementët kryesorë të atij njoftimi do të fokusohet jo vetëm në shtimin e sanksioneve të reja, por në sigurimin se ka një përpjekje të përbashkët për të goditur evazionin, për shkatërrimin e sanksioneve, për çdo përpjekje nga çdo vend për të ndihmoni Rusinë në thelb të minojë, dobësojë ose të shmangë sanksionet”, u tha Sullivan gazetarëve.
Biden do të bashkohet me liderët botërorë për një samit të jashtëzakonshëm të NATO-s të enjten, si dhe një takim të G7 dhe Këshillit Evropian./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?