Biden e telefonon Trumpin pas atentatit: Po i drejtoj agjencitë për një hetim të plotë

Presidenti amerikan, Joe Biden sipas CNN ka telefonuar ish-presidentin Donald Trump pas atentatit të së shtunës mbrëma.
CNN, duke u thirrur në një burim e përshkroi telefonatën midis rivalëve si “të mirë” dhe “të shkurtër dhe me respekt”.
Dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë e përshkruan thirrjen në mënyrë të ngjashme, por nuk pranuan të thonë më shumë për bisedën.
Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Biden përsëriti pohimin e tij se nuk ka vend apo tolerancë për dhunë politike dhe e siguroi Trumpin se po i drejton agjencitë për një hetim të plotë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?