Biden falënderon liderin turk për heqjen e vetos

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka falënderuar liderin turk Rexhep Tajip Erdogan që hoqi kundërshtimin e tij ndaj hyrjes së Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Rruga u hap për dy vendet nordike për t’u bashkuar me bllokun pas një njoftimi dje se ata do të kishin arritur një marrëveshje sigurie me Turqinë – i vetmi vend në aleancë që po tregohej rezistent.

Biden shtoi se Turqia po bën “punë të jashtëzakonshme” në përpjekjen për të nxjerrë grurin nga Ukraina dhe Rusia.

Presidenti Erdogan tha se ishte një “gëzim” të takohem përsëri me Biden./21Media

Back to top button