Osmani pas ftesës së NATO-s për Suedinë e Finlandën: Kosova e aspiron anëtarësimin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka quajtur historik vendimin e aleancës ushtarake të NATO-s për t’i ftuar për anëtarësim Suedinë dhe Finlandën.
Sipas saj kjo i kontribuon paqes, sigurisë dhe stabilitetit, derisa ka theksuar se bashkimi në aleancën Veri-Atlantike është synim i Kosovës.
“Kosova aspiron t’i bashkohet familjes transatlantike për të përmbushur ambicien e qytetarëve tanë dhe për t’i siguruar liritë dhe vlerat e fituara me mund”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media

Back to top button