Biden i uron pavarësinë Kosovës: Mezi presim të punojmë me Qeverinë e ardhshme

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka dërguar një telegram urimi u.d. Presidentit Vjosa Osmani për 13- vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Biden ka thënë se lidhjet midis popullit amerikan dhe atij të Kosovës mbetën të forta. Ai shtoi se  Amerika mezi pret të bashkëpunojë me qeverinë e re të Kosovës.

Presidenti Biden në këtë letër ka përmendur edhe dialogun e Kosovës me Serbinë, për të cilin tha se ka në fokus njohjen e ndërsjellë, më të cilën siç tha ai, forcohet sundimi i ligjit, përballimi i pandemisë dhe rritja e ekonomike.

Në fund Presidenti amerikan ka siguruar se SHBA do të mbetet përherë mik i përkushtuar i Kosovës. Ndërsa ka thënë se për të personalisht dhe familjen e tij, Kosova zë një vend të vecantë, derisa ka kujtuar edhe kontributin e djalit të tij Beau Biden./21Media

Back to top button