5 të vdekur dhe 358 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 358 raste të reja dhe 5 viktima nga Covid-19.

Rastet e reja janë nga 2275 testimet e realizuara në: Shkup – 173, Prilep – 41, Kumanovë – 22, Kavadar – 21, Tetovë – 13, Veles – 11, Manastir dhe Kriva Pallankë nga 9, Ohër – 8, Negotinë – 7, Krueshevë – 6, Shtip – 5, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 4, Strugë, Dellçevë dhe Vallandovë nga 3, Gostivar, Kërçovë, Resnje, Radovish dhe Probishtip nga 2, Koçan, Sveti Nikollë, Dibër, Demir Hisar, Kratovë dhe Makedonski Brod nga 1 rast.

Ndërkaq, betejën me Covid-19 e kanë humbur pesë pacientë. Tre nga Shkupi të moshës 90, 80 dhe 58-vjeçare dhe nga një në Kavadar (73) dhe Prilep (62).

Nga Covid-19 janë shëruar 341 pacient./21Media

Back to top button