Biden infektohet me COVID-19

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden rezultoi pozitiv me COVID-19 në mëngjesin e së enjtes. Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti i cili është i vaksinuar, po përjeton simptoma shumë të lehta dhe ka filluar të marrë trajtimin antiviral Paxlovid.
Biden do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, thuhet tutje në njoftim.
“Kam biseduar me të vetëm pak minuta më parë. Ai po ndjehet mirë”, u tha zonja e parë, Jill Biden gazetarëve, përcjell rtv21.tv
Jill Biden, e cila kishte kontakte të ngushta me presidentin, rezultoi negativ në mëngjesin e së enjtes, sipas Shtëpisë së Bardhë.
Zonja e parë po vazhdon aktivitetet duke mbajtur një maskë, u tha gazetarëve ekipi i saj. Biden është në Michigan dhe pritet të udhëtojë në Gjeorgji në një turne të programeve mësimore verore që synojnë të ndihmojnë fëmijët që kanë mbetur prapa gjatë pandemisë./21Media

Back to top button