Kaloni te përmbajtja kryesore

Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Joe Biden bëri publik një propozim për ndryshime në Gjykatën e Lartë, ku i bëhet thirrje Kongresit, që të vendosë kufij në mandatin e 9 anëtarëve të gjykatës, e të miratojë një kod etik për ta.

Biden po u bën gjithashtu trysni ligjvënësve të miratojnë një amendament kushtetues që do të kufizonte imunitetin presidencial.

Plani u publikua të hënën nga Shtëpia e Bardhë, por ai duket se ka pak gjasa të miratohet në Kongres, ku balancat mes shumicës dhe pakicës janë të ngushta dhe kur kanë mbetur vetëm 99 ditë nga zgjedhjet.

Megjithatë demokratët shpresojnë se kjo do të ndihmojë në tërheqjen e vëmendjes së votuesve, teksa vlerësojnë se për kë do të votojnë më 5 nëntor, ndërsa sondazhet tregojnë se gara do të jetë e ngushtë.

Kandidatja e mundshme demokrate, Nënpresidentja Kamala Harris, thotë se gara e saj kundër ish-Presidentit republikan Donald Trump është “një zgjedhje mes lirisë dhe kaosit”.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button