Biden mbajti video-telefonatë me aleatët, derisa ofensiva e Rusisë filloi

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden sot mbajti një video-telefonatë me aleatët e ShBA-së ndërsa ofensiva ruse në Ukrainën lindore filloi.

Qëllimi i thirrjes ishte të diskutohej “mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën dhe përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse”, tha Shtëpia e Bardhë.

Uashingtoni e sheh ofensivën e Moskës si një “hyrje” për operacione më të mëdha dhe të pritshme në lindje, tha një zyrtar i lartë amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Video-telefonata përfshiu kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman, Olaf Scholz, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, si dhe liderët e Polonisë, Japonisë dhe Italisë./21Media

Back to top button