Kaloni te përmbajtja kryesore

Johnson premton më shumë artileri për Ukrainën

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson tha se Mbretëria e Bashkuar do të rrisë ndihmën për Ukrainën dhe do të sigurojë sisteme artilerie në një kohë kur konflikti “është në një fazë shumë të rrezikshme”.
Pas një video-telefonate me aleatët perëndimorë, Johnson tha se është “jetike që ne të mos lejojmë Putinin të fitojë vrull” në rajonin lindor të Donbasit.
“Kjo është arsyeja pse ne po shtojmë furnizimin tonë me pajisje ushtarake të llojit që ukrainasve u nevojitet veçanërisht tani,” tha ai dhe shtoi se lufta është kthyer në “një konflikt artilerie”.
“Kjo është ajo që ne po u japim atyre, përveç shumë formave të tjera të mbështetjes”, shtoi ai, shkruan BBC./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button