Biden: Ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë

ShBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, u shpreh të premten presidenti amerikan, Joe Biden.

“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të galvanizuar”, shkroi presidenti në Twitter. 

“Por ne nuk do të bëjmë një luftë kundër Rusisë në Ukrainë. Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore.”

Biden sot njoftoi një ndalim të importeve të alkoolit rus, ushqimeve të detit dhe diamanteve dhe zgjeroi listën e oligarkëve që përballen me sanksione.

Biden ka thënë vazhdimisht se dërgimi i trupave amerikane për angazhim të drejtpërdrejtë me Rusinë ishte jashtë tryezës, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Ditët e fundit, administrata e tij ka ndjekur një fushatë gjithnjë e më agresive sanksionesh kundër Vladimir Putin dhe vendit të tij./21Media

Back to top button