Biden nuk e përmendi njohjen reciproke në letrën për Vuçiqin, Kurti: Nuk kam lexuar as nuk e kam shkruar unë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u shpreh tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë miqtë kryesor të Kosovës.
Ai këto deklarta i bëri pasi u pyet se pse presidenti amerikan, Joe Biden në letrën e tij dërguar Vuçiqit, nuk e përmend njohjen reciproke, gjë që kishte ndodhur në dy letrat që ai kishte dërguar në Beograd në 2021 dhe 2022.
“Nuk e kam lexuar atë letër ende dhe natyrisht se nuk e kam shkruar as unë, prandaj besoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë partnerët miqtë dhe aleatët tanë kryesor në shtet ndërtimin demokratk, në zhvillimin ekonomik dhe në normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë që duhet ta ketë në qendër njohjen reciproke, natyrisht do të ketë edhe çështje të tjera përveç njohjes reciproke por ajo është në qendër.”, tha Kurti.

Kurti thotë se nuk është në dijeni për vërejtjet e BE-së që i përmendi Bislimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk është në dijeni për vërejtjet e Bashkimit Evropian lidhur me dy kushtet e tij për formimin e Asociacionit.
Se ka vërjetje nga BE lidhur më këto dy kushte para një jave tha zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
“Nuk jam në dijeni për ndonjë vërejtje të tillë për dy nga gjashtë kushtet. Mbase duhet ta takoj dhe shoh se çfarë komunikimi ka pasur me vendet e BE-së. Edhe një herë po e them, ato gjashtë kushte, gjashtë parime, janë të tilla që mundësojnë që Asociacioni të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjit, që të mos jetë mono-etnik, që të kemi reciprocitet të të drejtave të komuniteteve joshumicë…” deklaroi Kurti në ceremoninë e shënimit të 53 vjetorit të theemlimit të universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”/21Media

Back to top button