Vitia i shkon për vizitë Lladrovcit, folën për ndërtimin e QKMF-së në Drenas

Ndërtimi i QKMF-së, por edhe mundësitë tjera që qytetarëve t’u ofrohet infrastrukturë cilësore në nivelin primar të shëndetësisë, ishin temë kryesore në takimin e Minsitrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Siç bëhet e ditur nga nëj komunikatë për media nga Ministria e Shëndetësisë,
Vitia dhe Lladrovci po ashtu cilin bashkëbiseduan lidhur me projektet të cilat do të ngrisin cilësinë dhe gamën e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Drenasit.
Lladrovci e njoftoi ministrin Vitia se sivjet është dyfishuar buxheti komunal në sektorin e shëndetësisë, si dhe e njoftoi se në këtë komunë shërbimet shëndetësore ofrohen nga 40 mjekë dhe 94 infermierë në QMF-të e Drenasit.
“Që të dy u dakorduan për një bashkëpunim më efektiv sa i përket aspektit infrastrukturor apo edhe të furnizimit me pajisje shëndetësore që do të jenë në shërbim të qytetarëve.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button