Biden paralajmëron presidentin kinez për pasojat nëse Kina i jep mbështetje Rusisë

Shtëpia e Bardhë informoi se Presidenti Joe Biden “përshkroi implikimet dhe pasojat nëse Kina ofron mbështetje materiale për Rusinë ndërsa kryen sulme brutale kundër qyteteve dhe civilëve ukrainas”.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme kineze thotë se Xi e bëri të qartë gjatë takimit se “si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy ekonomitë kryesore të botës, ne jo vetëm që duhet t’i drejtojmë marrëdhëniet Kinë-SHBA përpara në rrugën e duhur, por gjithashtu mbajmë mbi supe pjesën tonë të përgjegjësive ndërkombëtare dhe punojmë për paqen dhe qetësinë botërore”, shkruan BBC./21Media

Back to top button