Biden: Përvojë thellësisht prekëse për tërë familjen, mirënjohës përgjithmonë! (Video)

Një ditë para nderimit në Kosovë të djalit të presidentit të SHBA-së
Një ditë para se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani të nderojë me medalje presidenciale për kontributin në Kosovë të ndjerin Beau Biden, djalin e presidentit të SHBA-së Joe Biden, në mesazhin e tij nga Shtëpia e Bardhë presidenti Biden theksoi se kjo përvojë ishte thellësisht prekëse për tërë familjen e tij dhe se ata janë mirënjohës përgjithmonë.
Për nderimin e të birit të presidentit amerikan raportoi edhe gjiganti televiziv amerikan CNN. E sjellim raportimin e CNN-it si një tregues i jehonës së madhe të këtij akti./21Media

Back to top button