Biden po planifikon 800 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën
Administrata Biden po planifikon të shpallë një paketë tjetër ndihme ushtarake prej 800 milionë dollarësh (615 milionë £) për Ukrainën, sipas mediave amerikane.
I pyetur të martën në Portsmouth, New Hampshire, nëse do të dërgonte më shumë artileri në Ukrainë, Presidenti Biden u përgjigj: “Po”.
Shtëpia e Bardhë javën e kaluar ka njoftuar se do të dërgojë një paketë prej 800 milionë dollarësh në Ukrainë, e cila përfshin 40,000 fishekë artilerie dhe 18 aviatorë (155 mm), shkruan BBC./21Media