Çka ndodhi dje në Ukrainë?

Agjencia britaneze e lajmeve BBC i ka permbledh ngjarjet me te rendesishme te 24 oreve te kaluara që ndodhën në Ukrainë ose lidhur me kete vend.
1.Rusia ka përshkallëzuar sulmin e saj në lindje pasi dështoi të pushtojë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev
2.Pushtimi në shkallë të gjerë i Rusisë në Ukrainën lindore është duke u zhvilluar dhe trupat kundërshtare vazhdojnë të luftojnë përgjatë vijës së frontit 300 milje (480 km) në Ukrainën lindore.
3.Përballë një sulmi nga Moska, trupat ukrainase kanë mbajtur deri tani linjën, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.
4.Ukraina gjithashtu pretendon se ka kryer kundërsulme ndaj armiqve të saj dhe thotë se ata kanë rimarrë qytetin e Maryinka pranë Donetskut.
5.Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe njoftoi se ukrainasit hodhën poshtë përpjekjet “të shumta” për të avancuar. Rusia është ende e penguar nga “sfidat mjedisore, logjistike dhe teknike”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Ministria e Mbrojtjes akuzoi gjithashtu Rusinë për “sulme pa dallim” në qytetin port të Mariupol.
6.Ministria e Mbrojtjes e Rusisë u ka bërë thirrje edhe një herë ushtarëve ukrainas që po mbahen brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol që të dorëzojnë armët të mërkurën. Asnjë ushtar ukrainas nuk pranoi të njëjtën ofertë të martën, tha ministria në një deklaratë./21Media

Back to top button