Kaloni te përmbajtja kryesore

Biden: Sanksione kundër Putinit nëse ai sulmon Ukrainën

Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi sot se është e mundur të vendosen sanksione ndaj vetë presidentit rus Vladimir Putin, nëse Rusia pushton Ukrainën.
I pyetur nga mediat nëse një gjë e tillë është e mundur në rast të një sulmi rus ndaj Ukrainës, Biden u përgjigj pozitivisht, transmeton Reuters.
Biden tha gjithashtu se në të ardhmen e afërt ai mund të transferojë disa nga 8.500 ushtarët amerikanë që ishin vënë në gatishmëri, por ai premtoi se trupat amerikane nuk do të vendosen në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara përgjithësisht përmbahen nga vendosja e sanksioneve ndaj udhëheqësve të huaj dhe ish-presidenti Donald Trump vendosi sanksione ndaj presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro në vitin 2017 dhe liderit suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei në 2019.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button