Biden: SHBA-ja redukton investimet në Kinë

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka vendosur t’i ndalojë amerikanët që të investojnë në dhjetra firma kineze të teknologjisë dhe të mbrojtjes e që kanë lidhje me veprimtarinë ushtarake.

Urdhri i ri ekzekutiv do të hyjë në fuqi në 2 gusht të këtij viti, duke goditur kështu 59 firma, përfshirë gjigantin e komunikimeve Huawei.

Kjo masë e zgjeron listën e lëshuar më parë nga ish-Presidenti Donald Trump.

Edhe para këtij njoftimi zyrtar, Kina kishte sugjeroi se “do të hakmerret”.

Sipas urdhrit të ri, investitorët amerikanë do të ndalohen të blejnë ose shesin letra me vlerë të tregtuara publikisht për kompani të tjera duke përfshirë Korporatën e Përgjithshme të Energjisë Bërthamore të Kinës, China Mobile Limited dhe Costar Group.

Zgjerohet lista e mëparshme nga 31 firma për të përfshirë kompani vëzhgimi dhe ka për qëllim të sigurojë që “personat amerikanë nuk po financojnë kompleksin industrial ushtarak të Republikës Popullore të Kinës”, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

“Ndalimet synojnë qëllimisht për ta rritur ndikimin në objektiva ndërsa minimizojnë dëmin në tregjet globale,” shtoi zyrtari.

“Huawei” kohëve të fundit tha se sanksionet e vendosura ndaj saj nga SH.B.A. në 2019 kanë pasur një ndikim të madh në biznesin e saj të telefonisë mobile.

SH.B.A. ndërmori veprime mes pretendimeve se kompania paraqiste një rrezik sigurie dhe korrikun e kaluar, dhe Ministria e Brendshme tha se do ta përjashtonte kompaninë nga ndërtimi i rrjetit të saj 5G.

Lista e re e kompanive të ndaluara nga investimet e SH.B.A.-së do të bëhët e ditur nga një sektor i vecantë i Departamentit të Mbrojtjes.

Administrata e Biden gjithashtu ka akuzuar Kinën për veprime më agresive jashtë vendit dhe më shtypëse brenda vendit, thuhet në një raport të CNN-it./E.D-21Media

Back to top button