Biden shërohet nga Covid-19, mjeku tregon për gjendjen e tij shëndetësore

Presidenti amerikan, Joe Biden ka rezultuar negativ për Covid-19 pasi kaloi pesë ditë në izolim dhe do t’i japë fund “masave të rrepta të izolimit” nën të cilët ai ka qenë për gati një javë, tha mjeku i tij të mërkurën, transmeton rtv21.tv.
“Biden bëri dy teste të antigjenit, një të martën në mbrëmje dhe një të mërkurën në mëngjes, që të dyja ishin negative”, shkroi Dr. Kevin
Presidenti do të mbajë një maskë të përshtatshme për 10 ditë për të parandaluar përhapjen e virusit dhe do të rrisë frekuencën me të cilën do të testohet për të zbuluar për çdo rishfaqje të mundshme të virusit./21Media

Back to top button