Biden shfuqizon ndalesën për ushtarët transgjinorë

 

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e shfuqizoi vendimin e paraardhësit të tij, Donald Trump, për t’i ndaluar amerikanët transgjinorë që t’i bashkohen ushtrisë.

Trump e ka shpallur këtë ndalesë gjatë vitit të parë si president.

“Shërbyesit transgjinorë nuk do t’i nënshtrohen më mundësisë së shkarkimit ose ndarjes në bazë të identitetit gjinor”, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë.

Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, në vitin 2019 kanë qenë 8,980 ushtarë transgjinorë në detyrë.

“Presidenti Biden beson se identiteti gjinor nuk duhet të jetë pengesë për shërbimin ushtarak dhe se forca e Amerikës gjendet në shumëllojshmërinë e saj”, tha Shtëpia e Bardhë.

Vendimi vjen pasi sekretari i ri i Mbrojtjes, Lloyd Austin, gjeneral në pension i ushtrisë, ka folur për nevojën e heqjes së ndalesës gjatë seancës së konfirmimit të tij në Senat, javën e kaluar.

Back to top button