Fauci: Mbajtja e dy maskave është më efektive

 

 

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha të hënën se mbajtja e dy maskave, ka të ngjarë të jetë më efektive për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Kur u pyet nëse maskimi i dyfishtë ose përdorimi i një maske N95 bën një ndryshim, mjeku amerikan pohoi se ka të ngjarë ta bëjë.

“Sepse, dua të them, kjo është një mbulesë fizike për të parandaluar futjen e pikave dhe virusit”, tha Fauci, raporton CNN.

“Pra, nëse keni një mbulesë fizike me një shtresë, vendosni një shtresë tjetër, ka kuptim të thjeshtë që ka të ngjarë të jetë më efektive dhe kjo është arsyeja pse i shihni njerëzit ose të maskojnë dyfish ose të bëjnë një version të një N95”, pohoi ai.

Ndryshe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës betejën me COVID-19 e kanë humbur mbi 420 mijë persona.

 

Back to top button