Biden thotë Putin i ka bërë llogaritë gabim për Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden tha në një intervistë ekskluzive për CNN të martën se ai beson se presidenti rus, Vladimir Putin është një “aktor racional”, i cili e vlerësoi keq aftësinë e tij për të pushtuar Ukrainën dhe për të shtypur popullin e saj.
“Unë mendoj se ai është një aktor racional që ka llogaritur gabimisht”, i tha Biden Jake Tapper, ndërsa bombardimet ruse mbi objektivat civile në Ukrainë sinjalizuan një tjetër pikë kthese në luftën disamujore.
Biden, zyrtarët e tij të lartë dhe liderët e tjerë perëndimorë kanë kaluar disa muajt e fundit duke debatuar se çfarë hapash mund të ndërmarrë Putin, ndërsa trupat e tij pësojnë humbje të turpshme në fushën e betejës në Ukrainë. Vetë Biden paralajmëroi javën e kaluar se rreziku i “Armagedonit bërthamor” ishte në pikën më të lartë në 60 vjet, transmeton rtv21.tv.
“Ju dëgjoni atë që ai thotë. Nëse e dëgjoni fjalimin që ai mbajti pas kur u mor vendimi, ai foli për të gjithë idenë – ai duhej të ishte lideri i Rusisë që bashkonte të gjithë rusishtfolësit. Dua të them, thjesht mendoj se është irracionale,” tha Biden.
Duke shkuar më tej, Biden tha se Putin gabimisht besonte se ukrainasit do t’i nënshtroheshin pushtimit rus – një gjykim i gabuar që është hedhur poshtë nga rezistenca e ashpër brenda vendit./21Media

Back to top button