Biden thotë se lufta e Putinit kurrë nuk do të jetë fitore

Presidenti amerikan, Joe Biden, të premte ka treguar se pse lufta në Ukrainë “nuk do të jetë kurrë një fitore” për liderin rus ose për qëllimet e tij strategjike.

“Lufta e Putinit kundër Ukrainës nuk do të jetë kurrë një fitore. Ai shpresonte të dominonte Ukrainën pa luftë. Ai shpresonte të thyente vendosmërinë evropiane. Ai shpresonte të dobësonte Aleancën transatlantike. Ai shpresonte të ndante Amerikën. Ai dështoi.”, ka shkruar Biden në Twitter.

Ai po ashtu ka deklaruar se ShBA nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë.

“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të galvanizuar”, shkroi presidenti në Twitter.

“Por ne nuk do të bëjmë një luftë kundër Rusisë në Ukrainë. Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore.”

Biden sot ka njoftuar një ndalim të importeve të alkoolit rus, ushqimeve të detit dhe diamanteve dhe ka zgjeruar listën e oligarkëve që përballen me sanksione./21Media

Back to top button