Biden thotë se lufta kimike në Ukrainë është “kërcënim real”
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden paralajmëroi të mërkurën se kërcënimi i përdorimit të armëve kimike nga Rusia në sulmin e saj të vazhdueshëm ndaj Ukrainës është “real”, ndërsa ai u largua nga Shtëpia e Bardhë për një udhëtim në Evropë për të mbrojtur unitetin perëndimor dhe mbështetjen për Ukrainën.
I pyetur nga Jeremy Diamond i CNN në lidhje me kërcënimin e luftës kimike në Ukrainë, Biden tha: “Unë mendoj se është një kërcënim real”./21Media